MYNDTheater Objektivat

Projekti “MYndTheater” ka si qëllim të promovojë shëndetin mendor tek të rinjtë përmes metodologjisë së Teatrit të Forumit, si një përgjigje ndaj sfidave dhe rreziqeve që vijnë nga interneti. Projekti fokusohet në zhvillimin e aftësive thelbësore tek të rinjtë, përfshirë aftësitë njohëse, jetësore, psiko-emocionale dhe praktike, që i ndihmojnë ata të mbrojnë shëndetin e tyre mendor dhe psikologjik gjatë ndërveprimeve online.
Metodologjia e Teatrit të Forumit do të zbatohet në organizatat rinore si një formë edukimi joformal, duke shërbyer si një mjet për zhvillimin e këtyre aftësive përmes nxitjes së shprehjes së lirë, dialogut, fuqizimit, qëndrueshmërisë, edukimit dhe ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me realitetin digjital. Njëkohësisht, projekti synon të forcojë pjesëmarrjen komunitare dhe mbështetjen sociale, duke nxitur krijimin e marrëdhënieve të reja socio-emocionale.
Për realizimin e këtij qëllimi, është krijuar një partneritet strategjik me organizata që ndajnë vizionin e përbashkët për të nxitur përfshirjen sociale dhe fuqizimin e të rinjve përmes metodave të edukimit joformal, si përgjigje ndaj sfidave që sjell realiteti sot.

Objektivat specifikë të projektit

Ky projekt synon:
• Të zhvillojë dhe promovojë metodologjinë jo-formale të Teatrit të Forumit si mjet për pjesëmarrjen aktive të të rinjve, angazhimin qytetar dhe ndryshimin shoqëror, veçanërisht në kontekstin digjital.
• Të rrisë ndërgjegjësimin mbi ndikimet e mjediseve digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, përmes analizës ndërdisiplinore të rreziqeve dhe përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
• Të forcojë kapacitetet e aktivistëve të rinj përmes trajnimeve praktike dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke ndihmuar në përshtatjen e praktikave të tyre me sfidat e botës virtuale.
• Të përmirësojë punësueshmërinë e të rinjve që angazhohen në fushën e shëndetit mendor dhe artit skenik, përmes zhvillimit të aftësive metodologjike dhe profesionale.
• Të pajisë të rinjtë dhe aktivistët e rinj me aftësi për të kuptuar dhe analizuar në mënyrë kritike mjediset digjitale, përfshirë sfida si gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi.
• Të zhvillojë aftësi të buta (psiko-emocionale dhe për jetën) për të parandaluar sjelljet e rrezikshme dhe për të mbrojtur shëndetin mendor në mjedise digjitale.
• Të fuqizojë të rinjtë përmes Teatrit të Forumit në përballjen me sfidat e hapësirave virtuale dhe ruajtjen e mirëqenies së tyre psikologjike.
• Të nxisë përfshirjen aktive në debat publik, analizë kritike dhe ndërlidhje mes realitetit virtual dhe jetës reale, përmes zhvillimit të aftësive sociale dhe komunikative.
• Të forcojë rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore në nivel evropian dhe ndërkombëtar në funksion të promovimit të shëndetit mendor.
• Të promovojë diskutimin dhe ndërgjegjësimin publik mbi shëndetin mendor në nivel lokal, përmes angazhimit të komunitetit, shkollave, familjeve dhe vendimmarrësve.

Aktivitetet kryesore të projektit

Raport: Zhvillimi i një hulumtimi të situates përmes rishikimit të literaturës, mbledhjes së të dhënave, studimi cilësor dhe shkëmbim i praktikave më të mira.
(Rezultatet: Udhëzues për metodologjinë e raortit, hulumtim të literaturës, raport për studimin cilësor dhe përmbledhje e praktikave më të mira).

Trajnimi: Zhvillimi i një kursi online (e-learning) dhe organizimi i një trajnimi në Serbi.
(Rezultatet: udhëzues për përzgjedhjen e pjesëmarrësve, programi i trajnimit, udhëzues për përgatitjen e kursit online, kursi online dhe platforma, materialet didaktike, vlerësimi i kursit online, agjenda dhe programi i trajnimit në Serbi, raport dhe vlerësim përfundimtar i trajnimit).

Forcimi i kapaciteteve: Trajnim për forcimin e kapaciteteve në Shqipëri dhe zhvillimi i Laboratorit Virtual të Teatrit të Forumit.
(Rezultatet: platforma e Laboratorit Virtual të Teatrit të Forumit, sesione shkëmbimi virtual, raport mbi metodologjinë, programi i trajnimit (CBY), agjenda dhe paketa informuese, raport mbi aktivitetet e zhvilluara dhe katalog lojërash).

Teatri i Forumit – Nga Virtualja në Realitet: Realizimi i shfaqjeve në mjedise reale dhe organizimi i workshopeve praktike.
(Rezultatet: udhëzues për zbatimin e Teatrit të Forumit, workshope në nivel lokal dhe raporti “MYndTheater” së bashku me manualin përkatës).