TRAJNIMI PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE, NË SHQIPËRI
“Trajnimi për Forcimin e Kapaciteteve” do të organizohet në Tiranë, Shqipëri, dhe do të zgjasë pesë ditë, me pjesëmarrjen e katër përfaqësuesve nga secili vend partner. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është zhvillimi i aftësive praktike të aktivistëve të rinj në lidhje me metodologjinë e Teatrit të Forumit.
Gjatë takimit do të trajtohen temat kryesore si:
• Ushtrime dhe praktika të efektshme për ndërtimin e Teatrit të Forumit
• Krijimi i shfaqjeve për nxitjen e ndryshimeve sociale
• Si të qasemi ndaj Teatrit të Forumit dhe të përzgjedhim temën e duhur
• Elementet që duhet të merren parasysh gjatë ndërtimit të skenarit teatror
• Zhvillimi i aktiviteteve, ushtrimeve dhe lojërave që do të përfshihen në shfaqje
• Roli i “jocker”-it (lehtësuesit në skenë)
• Teknikat e improvizimit
• Strategji për të nxitur përfshirjen aktive të publikut
Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për të vënë në zbatim njohuritë e marra në sesionet e para. Çdo grup pritet të identifikojë dhe të zgjedhë një problem që vjen nga mjediset digjitale dhe të krijojë një shfaqje përmes aplikimit të metodologjisë së mësuar. Këto shfaqje do të prezantohen në fund të takimit, për të nxitur reflektim, diskutim dhe shkëmbim përvojash mes grupeve pjesëmarrëse.
