LABORATORI VIRTUAL I TEATRIT TË FORUMIT

Laboratori virtual i Teatrit të Forumit do të bazohet në praktikën metodologjike të shkëmbimeve virtuale, aktivitete apo programe edukative ndërpersonale të mundësuara nga teknologjia, përmes të cilave mundësohet komunikim dhe ndërveprim i krijuar mes individëve apo grupeve që ndodhen në vende të ndryshme gjeografike dhe/ose vijnë nga kultura të ndryshme, me mbështetjen e edukatorëve ose lehtësuesve.
Ky laborator do të funksionojë si një kanal komunikimi online, i cili do të krijojë një hapësirë kolektive të të mësuarit për pjesëmarrësit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit rreth zbatimit praktik të metodologjisë së Teatrit të Forumit. Qëllimi është ndërtimi i shfaqjeve që adresojnë problematika që lindin në mjediset digjitale, si një strategji për promovimin e shëndetit mendor te të rinjtë.
Laboratori virtual parashikon përfshirjen e një grupi pilot të përbërë nga aktorë dhe aktivistë të rinj. Organizatat partnere të projektit do të përzgjedhin nga 6 pjesëmarrës për secilin vend (në total 42), të cilët do të trajnohen përmes një serie shkëmbimesh virtuale mbi metodologjinë e Teatrit të Forumit, me fokus në përballimin e sfidave që vijnë nga mjedisi digjital.