SHFAQJE E TEATRIT TË FORUMIT NË NIVEL LOKAL
Në secilin prej vendeve pjesëmarrëse do të organizohet një shfaqje me përfshirjen aktive të të rinjve “spekt-aktorë” nga Europa dhe Ballkani Perëndimor. Të rinjtë do të jenë audienca kryesore, me synimin që të angazhohen drejtpërdrejtë në skenë si spekt-aktorë, duke ndërhyrë, propozuar veprime dhe ofruar zgjidhje alternative. Kjo eksperiencë do t’u mundësojë atyre të vëzhgojnë ndikimet dhe pasojat e përdorimit të gabuar të teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), të reflektojnë, të gjykojnë situatat dhe të analizojnë strategji të reja. Në këtë mënyrë, ata do ta përjetojnë Teatrin e Forumit si një mjet për zhvillimin e aftësive ndërdisiplinore dhe si një strategji efektive për mbrojtjen e shëndetit mendor.
