TEATRI I FORUMIT: NGA VIRTUALJA NË REALITET
Në thelb të kësaj veprimtarie do të jetë angazhimi aktiv i të rinjve dhe i komuniteteve lokale. Partnerët do të ndërtojnë bashkëpunime me shkolla, trupa teatrale dhe aktorë të tjerë lokalë, me fokus të veçantë te organizatat që punojnë me të rinjtë.
Aktivistët e rinj, në bashkëpunim me profesionistë nga fusha të tilla si teatri, psikologjia dhe sektorë të tjerë përkatës (të përfshirë tashmë në rrjete lokale), do të kontribuojnë në zhvillimin e shfaqjeve të krijuara gjatë fazës së Teatrit Virtual të Forumit. Qëllimi është të edukohet dhe ndërgjegjësohet rinia, e cila do të marrë rolin e Spekt-aktorëve, për çështjet e trajtuara dhe të promovohet metodologjia e Teatrit të Forumit në fusha të ndryshme të jetës sociale.
