PROGRAMI I WORKSHOPEVE
Në çdo vend pjesëmarrës do të zhvillohen nga tre workshope lokale me pjesëmarrjen e të rinjve nga komuniteti (nxënës të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe universitet). Qëllimi i këtyre workshopeve është:
• prezantimi i Teatrit të Forumit si një instrument për ndryshim shoqëror;
• kuptimi i rolit të teatrit në përballjen me situata rreziku dhe kërcënimesh në mjediset digjitale;
• njohja me Teatrin e Forumit si një mjet për identifikimin dhe menaxhimin e emocioneve.
Workshopet do të jenë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për mbështetjen e shëndetit mendor tek të rinjtë.
