Together for Life
TOGETHER FOR LIFE (Shqipëri, partner)
Together for Life (TFL) është një ndër organizatat më aktive dhe të njohura në fushën e promovimit dhe edukimit shëndetësor në Shqipëri. Që prej vitit 2011, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), TFL ka themeluar gazetën “Shëndet+” dhe platformën online https://shendeti.com.al/, e cila ndiqet nga mbi 100,000 ndjekës dhe është e dedikuar plotësisht çështjeve që lidhen me shëndetin.
TFL ka zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme për promovimin e edukimit shëndetësor në shkolla, krijimin e modeleve të shkollave që promovojnë shëndetin, mbështetjen e reformave në sistemin e kujdesit shëndetësor, si dhe fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e HIV/AIDS-it, përdorimit të substancave narkotike, shëndetit mendor dhe mirëqenies psikologjike, si dhe edukimin seksual dhe riprodhues të të rinjve.
TFL është pjesë e rrjetit Youth Voice Network, një rrjet prej 21 organizatash të shoqërisë civile shqiptare që punojnë me adoleshentë dhe të rinj në të gjithë vendin. Që prej vitit 2017, me mbështetjen e UNFPA, TFL ka krijuar platformën online jotabu.al, e cila ofron informacion të besueshëm dhe gjithëpërfshirës për shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve dhe adoleshentëve.
