TwoPlusTwo
TWOPLUSTWO (Itali, koordinator):
E themeluar në vitin 2008, TWOPLUSTWO ka si mision krijimin e hapësirave dhe mundësive për të rinjtë, në mënyrë që ata të shprehin dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike dhe krijuese.
Organizata përbëhet nga një ekip profesionistësh të rinj që veprojnë në fusha të ndryshme si arsimi, puna me të rinjtë, artet pamore, komunikimi, dizajni grafik dhe artet e rrugës.
TWOPLUSTWO ka një përvojë të pasur në hartimin dhe zbatimin e programeve edukative për të rinjtë, veçanërisht në kontekste ndërkulturore. Që prej vitit 2009, organizata ka qenë pjesë e një sërë projektesh në kuadër të programeve Youth in Action dhe Erasmus+, përfshirë shkëmbime rinore, nisma të drejtuara nga të rinjtë, kurse trajnimi, seminare, konferenca, projekte për dialog të strukturuar, iniciativa për promovimin e demokracisë, Shërbimin Evropian të Vullnetarizmit (EVS) si dhe aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e rinisë.
