Prona
PRONA (Mali i Zi, partner):
E themeluar në vitin 2004, PRONA është organizata e parë e pavarur jofitimprurëse në Mal të Zi e përkushtuar edukimit shkencor jashtë sistemit zyrtar arsimor dhe përmes metodave joformale. Ajo përfaqëson gjithashtu qendrën kryesore të mendimit dhe analizës (think-tank) për politikat e kërkimit dhe zhvillimit, si dhe për shkencën dhe teknologjinë në vend.
Veprimtaria e PRONA përfshin një sërë iniciativash të rëndësishme, si: promovimi dhe afrim i shkencës me publikun e gjerë; mbështetja dhe inkurajimi i nxënësve të talentuar në fushat shkencore; përmirësimi i qarkullimit të informacionit shkencor nëpërmjet mediave të ndryshme; organizimi i seminareve profesionale dhe popullarizuese, konferencave shkencore, tribunave dhe ligjëratave; pjesëmarrja në iniciativa shkencore ndërkombëtare; si dhe forcimi i lidhjeve me shkencëtarët malazezë që jetojnë dhe punojnë në diasporë.
