Sfera International

SFERA INTERNATIONAL (Maqedonia e Veriut, partner) është një organizatë joqeveritare me qendër në Manastir (Bitola), e cila nisi si një grup informal në vitin 2007 dhe u regjistrua zyrtarisht si OJF në korrik të vitit 2009.
Qëllimi kryesor i SFERA INTERNATIONAL – Bitola është edukimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut përmes metodave të ndryshme jo-formale, me fokus në mbrojtjen e mjedisit, si dhe të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Organizata synon të rrisë ndërgjegjësimin e të gjitha grupmoshave mbi rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm dhe përfitimet që sjell ai.
Prej më shumë se 13 vitesh, SFERA është aktive në fushën e rinisë, duke implementuar projekte në tema të ndryshme si: mbrojtja e mjedisit dhe riciklimi, sporti dhe mirëqenia fizike, arti dhe kreativiteti, puna rinore dhe këshillimi, lufta kundër papunësisë tek të rinjtë, përfshirja sociale, lufta kundër diskriminimit dhe paragjykimeve, lidershipi dhe demokracia, si edhe digjitalizimi dhe zhvillimi i aftësive digjitale (tema të lidhura me TIK-un).

 

 

 

Follow Sfera International